Prezantohet projekti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” - NACIONALE

Prezantohet projekti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania gjermane “Gerber architekten international” është fituesja e projektit të master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sipas master-planit të kësaj kompanie, pjesë e kompleksit memorial do të bëhet një shteg ecje, shtëpia e mbijetesës të mbrohet nga disa xhama transparentë, kulla vrojtuese të rindërtohen në të njëjtën mënyrë dhe fabrika e municionit të shndërrohet në kullë dhe të vizitohet nga vizitorët.

Kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të projektit, ka thënë se synimi i këtij procesi të rëndësishëm është që kompleksi të marrë pamjen dhe trajtën e një peizazhi historik.

Ndërsa, profesori Eckhard Gerber nga kompania fituese gjermane, ka theksuar se ky do të jetë një projekt i rëndësishëm.

Kurse, Bekim Jashari nga familja e komandantit Adem Jashari, është shprehur se historia e kësaj familjeje, është e gjithë Kosovës.

Lajme të ngjashme