Pretendimi i Mehmetajt: Islamikët e ndërtuan xhaminë e romëve në Pejë mbi varret e shqiptarëve të pushkatuar
Gani Mehmetaj, publicist goxha i njohur, ka bërë një pretendim në një status në profilin e tij në Facebook.
Mehmetaj ka pretenduar se xhamia e romëve në periferi të Pejës është ndërtuar mbi varret e shqiptarëve të pushkatuar më 1912-13.
Tutje, Mehmetaj ka shkruar edhe një pretendim tjetër në lidhje me këto varreza.
“Xhaminë e m****ëve (romëve) në periferi të Pejës, islamikët e ndërtuan mbi varret e shqiptarëve të pushkatuar me 1912-13. Xhamia e romëve është ndërtuar në pozitën më të mirë strategjike në Rrafshin e Dukagjinit, në udhëkryqin Pejë-Rozhajë, Pejë-Mitrovicë dhe Pejë -Prishtinë. Pati reagim nga më të ndryshmet për këtë shkelje të shenjtërisë së varreve, por kot. Eshtrat e shqiptarëve-martirë, të pushkatuar nga ushtria serbe, islamikët ua hodhën qenve apo i mbuluan me themelet e xhamisë” – ka shkruar Mehmetaj.