Prestreshi: Një deputete demokrate si Doarsa nuk mund të rrijë tek partia komuniste e Kurtit - NACIONALE

Prestreshi: Një deputete demokrate si Doarsa nuk mund të rrijë tek partia komuniste e Kurtit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrences, Valon Prestreshi aderimin e ish deputetës së listes Guxo në LDK, e ka cilësuar si të pamundur të qëndrojë tek kryeministri Komunist, pasi e njejta është demokrate.

Ai tutje ka shkruar se ish aktivistët e VV-së, kanë kritikuar këtë parti për sistem komunist si të Enver Hoxhës, në Shqipëri.

Statusi i plotë:

Çifti i Doarses dhe disa të tjerëve nuk mund të rrijnë bashkë tek partia e një kryeministri Komunist.

Sepse ata janë demokrat.

Ka kohë që flasë rreth politikave socialiste të qeverisë, të cilat do të pësojnë mutacion tek politikat komuniste.

Ka kohë që them, se populli i Kosovës nuk e don socializmin dhe komunizmin! Nuk kanë fajë, jemi të mashtruar dhe të gënjyer.

Çdo ditë rri me aktivista apo thënë ndryshe me ish aktivista të VV-së, shumë ata i rrefejnë përvojat e tyre në bashkëbisedim.

“Valon paramendo vishin njerzi të strukturave dhe na flisnin se si sistemi i Enverit në Shqipëri ka qenë i mirë, e që VV-ja do ta kultivoj atë frymë por me metoda më të avancuara”

Unë, i tmerruar nga përvoja e tyre.

Nuk e keni iden, të nderuar miq, çfarë urrejtje të madhe ka krijuar z. KUrti dhe Hekragji Murati në popull! Edhe tjetra,

Nuk e keni iden se çfarë mbështetje marramendesë po merr Lidhja Demokratike.

Pa pa pa!

Lajme të ngjashme