Prestreshi i quan "kopila" Qeverinë Kurti, reagon për çmimet tavan të naftës
Valon Prestreshi, ish-kreu i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka thënë se ministria e Tregtisë sot ka hequr dorë nga fiksimi i çmimeve.
Preshteni ka thënë se kjo po bëhet sepse qeveria e ka kuptuar se po shkelet Kushtetuta, por sepse sipas tij në muajin gusht pritet të rriten çmimet e naftës.
Sipas Prestreshit, MTI-ja po e bën këtë që kur të rriten çmimet e naftës, fajin t’ua lë ndërmarrjeve dhe jo qeverisë.
“Këtë nuk po e bënë sepse ka filluar ta kuptoi që po e shkel kushtetutën në ”cullë të barkut” por po e bënë sepse në muajin Gusht priten të rriten cmimet e naftës, e që mos me i mbet faji qeverisë se kinse kjo po i rritë, ka hequr dorë nga fiksimi i çmimeve, e në rast se rriten, u’a len fajin ndërmarrjeve”, ka thënë ai.