Presidenti i Shqipërisë: Dialogu Kosovë-Serbi në qendër duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë
Në një takim me Këshillin eAmbasadorëve Amerikanë, presidenti shqiptar, Bajram Begaj, foli për rolin që shteti i Shqipërisë luan për paqen dhe stabilitetin e rajonit, njoftoi në një komunikatë për media presidena shqiptare.
Begaj përmendi edhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve dhe mbështetjen që Shqipëria ofron në këtë proces. Ky proces normalizimi, thekson Begaj, duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë në qendër të saj.
“Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj u ndal te kontributi i Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mirë në rajon, duke nënvizuar më tej edhe mbështetjen që Shqipëria i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternativë për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre”, thuhet në komunikatë./Nacionale/