Presidenti i Iranit pranon krizën në Iran: Po përballemi me luftë të gjithanshme - NACIONALE

Presidenti i Iranit pranon krizën në Iran: Po përballemi me luftë të gjithanshme

23 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi të dielën se vendi ndodhet në një “luftë të gjithanshme ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë”, ndërsa pranoi vështirësitë e mëdha ekonomike me të cilat po përballet popullsia.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, të cilën e citoi CNN, Pezeshkian kërkoi ndjesë për problemet ekzistuese dhe tha se qeveria po përpiqet të frenojë inflacionin dhe të përmirësojë kushtet e jetesës, punësimit dhe të ardhmen e qytetarëve.

Deklaratat vijnë në një moment kur administrata amerikane po përgatitet të shtojë presionin ekonomik ndaj Teheranit, shkruan CNN. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me masa të reja që mund të rëndojnë më tej ekonominë iraniane, tashmë të dobësuar nga vite sanksionesh dhe nga pasojat e konfliktit.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka paralajmëruar më herët masa ekonomike kundër Iranit që, sipas tij, “nuk janë parë kurrë më parë”.

Lajme të ngjashme