Presidenti gjerman: Lufta në Ukrainë është luftë kundër unitetit të Evropës
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha të dielën se lufta që presidenti rus Vladimir Putin po bën kundër Ukrainës është gjithashtu një "luftë kundër unitetit të Evropës".
“Ne nuk duhet të lejojmë që të ndahemi, nuk duhet të lejojmë që puna e madhe e një Evrope të bashkuar të shkatërrohet”, tha ai në një fjalim në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Paderborn.
Më tej, Steinmeier ka shtuar se "kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me territorin e Ukrainës, por ka të bëjë me themelin e dyfishtë të përbashkët të vlerave tona dhe rendit tonë të paqes".
Duke folur për këto vlera, presidenti gjerman pa dhënë detaje të mëtejshme ka thënë se “për mbrojtjen e tyre, duhet të jemi të përgatitur për të pranuar edhe disavantazhe të rëndësishme”.
“A jemi gati për këtë? Të gjithë po përballemi me këtë pyetje – sot dhe në ditët, javët dhe muajt në vijim”, tha ai, duke shtuar se Rusia jo vetëm që po vë në pikëpyetje kufijë dhe po pushton territoret e një shteti fqinj, por ajo po sifdon edhe shtetësinë e Ukrainës.
