Pozhari i del në krah hoxhës: Mercedesi nuk pranoi t'u shesë vetura qeverive të korruptuara
Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka dalë në mbrojtje një hoxhe nga qyteti i Prizrenit, të cilit pas pensionimit i është dhënë dhuratë një veturë e tipit "Mercedes".
Pozhari ka kritikuar ata që i quan “analistët anti-Albin”, të cilët në mungesë të kritikave ndaj kryeministrit Kurti ditët e fundit sipas tij, kanë gjetur kohë të merren me dhuratën që i është bërë Hoxhës.
Analisti Pozhari po ashtu ka kujtuar se ishte pikërisht Mercedesi që kishte refuzuar t'i shesë vetura qeverisë së Thaçit, të cilën ai e quan “të korruptuar”.
"Pasi që këto ditë ishte pushim dhe nuk patën se me çka të merren me Qeverinë, këtyre analistave anti-Albin e pro-Hashim, ju paska dal vakt me u marr me dhuratën, veturë Mercedes, që ia kanë bë xhemati një hoxhe të pensionuar. Të njëjtin kanë harruar ose nuk duan ta përmendin se firma Mercedes pat refuzuar me ju shit vetura Qeverive të korruptuara të Hashim Thaçit. Hoxhë, e gëzofsh veturën!" - ka thënë ai.