Pothuajse i gjithë Kievi nuk ka ujë - NACIONALE

Pothuajse i gjithë Kievi nuk ka ujë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Reuters raporton se 80 për qind e banorëve të Kievit janë aktualisht pa ujë. Punonjësit e shërbimeve komunale po përpiqen të rikthejnë furnizimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryebashkiaku Vitalij Klitschko u bëri thirrje banorëve që të marrin ujë nga pompat e rrugëve dhe dyqanet.

Më herët është raportuar se dyzet për qind e banorëve të Kievit kanë mbetur pa ujë, kishte thënë kryebashkiaku Vitaly Klitschko, por duket se ky numër është rritur në orët e fundit.

Nga kjo orë, 270 mijë banesa në kryeqytet janë pa energji elektrike dhe 40 për qind e konsumatorëve janë pa ujë”, kishte thënë Klitschko. /Nacionale/

Lajme të ngjashme