“Posti i presidentes u ndot”, Ramadani: Për ta bërë Osmanin Presidente, Qeveria bëri pazar me Radoiçiqin dhe Familjen Grainca - NACIONALE

“Posti i presidentes u ndot”, Ramadani: Për ta bërë Osmanin Presidente, Qeveria bëri pazar me Radoiçiqin dhe Familjen Grainca

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka treguar pazaret e Qeverisë Kurti me votat e deputetëve.

Ai ka vlerësuar se në këtë mandat janë bërë dy pazare të pista, të cilat kanë mundësuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramadani ka shkruar se Qeveria Kurti ka bërë Pazar me Milan Radoiçiqin për votën e deputetit Adem Hoxha dhe me familjen Grainca për votën e deputetes Adelina Grainca.

Pazaret e pista me vote te deputeteve e vullnet te popullit jane bere shume heret ne kete qeveri. Per ta bere Vjosa Osmanin Presidente, kjo qeveri beri pazar me Radojçiqin per voten e Adem Hoxhes (deputet goran, por i kontrolluar nga kryeterroristi Radojçiq) dhe per voten e Adelina Grainces beri pazar me Familjen Grainca, ata qe VV i quante "Mafi e Betonit". Posti i Presidences keshtu u ndot me ngjyren e piste te dallavereve dhe sot e asaj dite kjo qeveri terheq zvarre dinjitetin e nje populli te tere ne balten e koordinimeve kriminale me terroristet dhe armiqte e Kosoves. Eshte me se e qarte se mbrapa fasades se vullnetit te popullit qendrojne apetitet e tuxhareve te pangopshem qe vjedhin besimin e popullit, ujin e Kosoves, buken e ushtarit, rrymen e shtetit dhe te verteten historike te vendit tone”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme