Portugalia përjetoi korrikun më të ngrohtë në pothuajse njëqind vjet - NACIONALE

Portugalia përjetoi korrikun më të ngrohtë në pothuajse njëqind vjet

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Portugalia, e cila është prekur nga një thatësirë ​​e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e saj, përjetoi "korrikun më të ngrohtë në 92 vitet e fundit", njoftoi Instituti Kombëtar Meteorologjik në buletinin e tij mujor të klimës. Ky është muaji "më i ngrohtë" që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën.

Temperatura mesatare maksimale ishte 31.16 gradë Celsius, sipas IPMA. Instituti thekson se gjatë asaj periudhe është shënuar temperatura rekord për muajin korrik prej 47 gradë. Kjo temperaturë është matur më 14 korrik në Pinhau në veri të vendit.

Zjarret, thatësira...

Kur bëhet fjalë për reshjet, korriku është "muaji i katërt më i thatë që nga viti 2000". Sasia e shiut që ka rënë korrespondon me "mezi 22 për qind të mesatares", sipas institutit. Thatësira është përkeqësuar gjithashtu. Në fund të korrikut, 55 për qind e territorit ishte prekur nga "thatësira e madhe" dhe 45 për qind nga ajo "ekstreme".

Vala e të nxehtit në korrik shkaktoi zjarre të mëdha në pyje. Sipas shkencëtarëve, valët e shpeshta të të nxehtit janë dëshmi e qartë e ngrohjes së planetit për shkak të aktivitetit njerëzor dhe do të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më të forta.

Dimri i këtij viti në Portugali ishte i katërti më i ngrohtë dhe i pesti më i thati që nga viti 1931. /Nacionale/

Lajme të ngjashme