Portieri Erlis Shala arrin marrëveshje me klubin italian Lecce: “Do të jap maksimumin" - NACIONALE

Portieri Erlis Shala arrin marrëveshje me klubin italian Lecce: “Do të jap maksimumin"

1 orë më parë

nga NACIONALE

Portieri kosovar Erlis Shala ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin italian US Lecce, ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Transferimi u realizua nga agjenti Kastriot Dermaku. Pas transferimit të Aron Babajt te AC Milan, ky është transferimi i dytë i një futbollisti të ri kosovar drejt Italisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shala është shprehur mirënjohës për besimin e dhënë dhe ka thënë se mezi pret ta nisë kapitullin e ri.

“Do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje, duke luftuar për ngjyrat e klubit”, ka shkruar ai.

Shala ka falënderuar familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij, duke theksuar se tani është koha për punë dhe përkushtim.

Postimin e ka mbyllur me mesazhin: “Forza Lecce!”.

Lajme të ngjashme