Portali “Koha” publikon lajm të rremë, ende s’janë miratuar ndihmat e ShBA-së për Ukrainën e Izraelin - NACIONALE

Portali “Koha” publikon lajm të rremë, ende s’janë miratuar ndihmat e ShBA-së për Ukrainën e Izraelin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portali “Koha” ka publikuar një lajm të rremë rreth një pakoje të ndihmave për Ukrainën dhe Izraelin, duke e paraqitur këtë çështje si punë të kryer. Kjo nuk është e vërtetë.

Senati i Shteteve të Bashkuara e miratoi të martën pakon prej 95,3 miliardë dollarësh, por në titullin e lajmit të “Kohës” thuhet “SHBA-ja miraton ndihmën mbi 95 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin e Tajvanin”, duke lënë të kuptohet se nuk ka procedurë tjetër drejt miratimit dhe se procesi tashmë ka përfunduar. E pavërtetë!

Pas miratimit nga Senati, pakoja duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve para se presidenti Joe Biden ta nënshkruajë atë për ta bërë ligj, raporton agjencia "Reuters".

Në Dhomën e Përfaqësuesve, shumicën e ulëseve e ka Partia Republikane në opozitë dhe shumë republikanë janë deklaruar kundër kësaj pakoje, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. Nuk është e qartë nëse ekzistojnë votat e nevojshme në dhomën e ulët të Kongresit për miratimin e kësaj pakoje.

Në artikullin e “Kohës” nuk përmendet askund fakti që pakoja duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Lajme të ngjashme