Polonia thotë se Hungaria ia ka hequr statusin e refugjatit ish-ministrit polak në arrati - NACIONALE

Polonia thotë se Hungaria ia ka hequr statusin e refugjatit ish-ministrit polak në arrati

1 orë më parë

nga NACIONALE

Qeveria e re hungareze ia ka hequr statusin e refugjatit ish-ministrit polak në arrati, Zbigniew Ziobro, tha të enjten qeveria polake, e cila po përpiqet ta kthejë ish-zyrtarin në atdhe për ta gjykuar rreth akuzave për keqpërdorim të pushtetit.

Vendimi nënkupton se ish-ministri i Drejtësisë dhe zëvendësi i tij, Marcin Romanowski, nuk do të mund t’i përdorin dokumentet e udhëtimit për refugjatë, që u kishin ndihmuar të largoheshin nga Hungaria, kur në pushtet erdhi administrata pro-evropiane e kryeministrit Peter Magyar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ish-kryeministri hungarez, Viktor Orban, u kishte dhënë azil Romanowskit, Ziobros dhe bashkëshortes së tij.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha se ka marrë konfirmim me shkrim se Hungaria ua ka hequr statusin e refugjatëve këtyre tre individëve.

Ish-ministri dhe zëvendësi i tij i mohojnë akuzat për keqpërdorim të fondeve nga një fond që e kishte për qëllim ndihmën për viktimat e krimit dhe shfrytëzimin e tyre për përfitime politike.

Lajme të ngjashme