Politikani i ri serb denoncon kryetarin e zgjedhur të Zubin Potokut për fotografi të profilit në Facebook
Zgjedhjet për kryetar në komunën e Zubin Potokut i fitoi Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës. Por, atij sot i erdhi një akuzë nga politikani i ri serb Aleksandër Arsenijeviq për fotografinë e profilit.
Arsenijeviqi duket se i është futur në profil të Facebook-ut kandidatit shqiptar Izmir Zeqiri, dhe i ka parë fotografinë ku ai duket prapa një harte të Shqipërisë së Madhe.
“Është interesante që fotografia e tij e profilit (fb) ka një hartë të Shqipërisë së Madhe prapa tij.” – shkruan ai.

“A përnjëmend mendoni që serbët do ta lënë këtë njeri të futet në ndërtesën komunale dhe të udhëheq me jetërat e tyre?” – pyet tutje z. Arsenijeviq.
Nacionale ka parë profilin në Facebook të z. Zeqiri, e i cili është i paverifikuar, dhe po, ai ka prapa vetes një hartë të Shqipërisë së Madhe.