“Politika ekonomike kapriçioze të Qeverisë së Kosovës”: DASh nxjerr raportim e Klimës për Investime të Huaja në Kosovë - NACIONALE

“Politika ekonomike kapriçioze të Qeverisë së Kosovës”: DASh nxjerr raportim e Klimës për Investime të Huaja në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për “Klimën e Investimeve të Huaja” për Kosovën, shkruan se barrierat më domethënëse për investime të huaja në vend janë “tregu i vogël i brendshëm ndonëse në rritje, integrimi i kufizuar rajonal dhe tensionet e vazhdueshme me Serbinë”.

Për më tepër, aty vërehet se për investitorët sfidë përbëjnë edhe “politikat nganjëherë kapriçioze (me teka) të Qeverisë së Kosovës”, raporton Nacionale.

Politikat ndonjëherë kapriçioze (me teka) ekonomike të Qeverisë së Kosovës, ndërhyrja politike në ekonomi dhe dialogu i kufizuar publiko-privat paraqesin gjithashtu sfida për investitorët. Në qershor 2023, Qeveria e Kosovës, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, ndaloi hyrjen e mallrave të gatshme me origjinë serbe në Kosovë”, thuhet në raport.

Ndalimi shkaktoi konfuzion të madh te importuesit dhe ndikoi negativisht në kompanitë në pronësi të subjekteve të huaja në Kosovë për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Përkundër kërkesave të përsëritura, qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si ky ndalim ka zbutur kërcënimet e sigurisë”.

Lajme të ngjashme