Policia, zjarrfikësit dhe FSK të angazhuar për shpëtimin e personit që ra në bunar
Në fshatin Lybeniq të Pejës po vazhdon operacioni për shpëtimin e një personi që ka rënë në një bunar.
Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se, përveç policisë dhe njësive zjarrfikëse, në vendngjarje është angazhuar edhe një njësi e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar në nxjerrjen e tij.
Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur gjatë punimeve ndërtimore në hapësirën ku po përgatitej hapja e bunarit.