Policia reagon ndaj lajmeve në mediat serbe kinse për kalimin e vijës kufitare: E pavërtetë, synon pasiguri - NACIONALE

Policia reagon ndaj lajmeve në mediat serbe kinse për kalimin e vijës kufitare: E pavërtetë, synon pasiguri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa lajmeve në mediat serbe kinse Policia e ka kaluar vijën kufitare me Serbinë.

Policia në facebook ka shkruar se këto lajme janë të pavërteta dhe kanë synim të krijojnë pasiguri.

Postimi:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 21 nëntor 2024

Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe qytetarëve, reagon ndaj disa shkrimeve të publikuara kryesisht në media serbe, e të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se kinse sipas tyre një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit.

Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformacion i cili ka për qëllim të krijoj pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, si institucion i besueshëm dhe transparent do kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme për media dhe publikun.

Lajme të ngjashme