Policia po heton vdekjen e një burri që u dërgua në spital nga taksisti
Policia e Kosovës po heton vdekjen e një personi në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dëshmitari me profesion taksist e ka dërguar në urgjencë një burrë pasi ka pasur probleme shëndetësore.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në raport.
Raporti i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN
Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 03.10.2023 – 06:55. Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
