Policia me shumë gjoba përmes kamerave: Kërkon të respektohen rregullat në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar gjoba bazuar në pamjet e kamerave.
Pamjet e publikuara, dëshmojnë për kundërvajtje në qendër të Prishtinës.
Njoftimi:
Identifikimi i kundërvajtjeve “mos respektim i këmbësorëve në vendkalim të shënuar”!
Dërgimi i gjobave në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve!
Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore!
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!