Policia konfirmon aksionin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë të Jugut: Ka të bëjë me kontrabandimin e armëve e municonit - NACIONALE

Policia konfirmon aksionin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë të Jugut: Ka të bëjë me kontrabandimin e armëve e municonit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në veri të vendit dhe në Mitrovicën e Jugut po realizohet një operacion policor.

Sipas zëdhënësit Baki Kelani, operacioni ka të bëjë me luftimin e kontrabandimit të armëve dhe municionit.

Deri më tani, nuk ka detaje të tjera rreth rastit.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri.

Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë” – ka konfirmuar ai.

Lajme të ngjashme