Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vrasje në tentativë - NACIONALE

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vrasje në tentativë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e të dyshuarve për veprën penale “vrasje në tentativë” që ndodhi mbremë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina, kërkohen për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, na kontaktoni direkt në:

E-mail: info@kosovopolice.com
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192

Lajme të ngjashme