Policia jep detaje për zjarrin e madh në një depo në fshatin Kërpimeh të Podujevës - NACIONALE

Policia jep detaje për zjarrin e madh në një depo në fshatin Kërpimeh të Podujevës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Zëdhënësi e Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Lajme të ngjashme