Policia ia sekuestron 10 mijë dollarë dhe 2 mijë euro shtetasit rus që po futej në Kosovë - NACIONALE

Policia ia sekuestron 10 mijë dollarë dhe 2 mijë euro shtetasit rus që po futej në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar një burrë shtetas të Rusisë, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë dollarë dhe 2 mijë euro.

Sipas policisë, i dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare gjatë hyrjes në Kosovë nga pika kufitare Kullë me veturën me targa të huaja.

Raporti i plotë i PK-së

MOSDEKLARIM I MJETEVE MONETARE

SPK Kull, 27.09.2022 – 20:10. Raportohet se i dyshuari mashkull, shtetas rus, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndarë për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë e cila ishte në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 (dhjetë mijë) dollar amerikan dhe 2000 (dy mijë) euro pasi që i dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme