Policia e Kosovës me një tjetër komunikatë: Grupe të dhunshme po përdorin granata të prodhimit jugosllav
Policia e Kosovës ka dalë me një tjetër komunikatë pas zhvillimeve të fundit në veri.
Përmes komunikatës së radhës, policia bëri të ditur se grupet kriminale duke kryer veprime të kundërligjshme përmes të cilave cenojnë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve tentojnë t’ia atribuojnë këto veprime njësive të rregullta të PK-së të cilat janë duke kryer detyrat e tyre me shumë përgjegjësi.
"Referuar gjendjes në teren ju njoftojmë se dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav", u tha ndër të tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
