Policia arreston dy persona në Vushtrri dhe konfiskon mbi një mijë euro nën dyshim të organizimit të lojërave të fatit - NACIONALE

Policia arreston dy persona në Vushtrri dhe konfiskon mbi një mijë euro nën dyshim të organizimit të lojërave të fatit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, në rrugën “Hamdi Ferati” nën dyshimin se në një lokal kanë ofruar organizimin e lojërave të fatit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosocës, thuhet se njësitë relevante të Policisë në vend kanë sekuestruar 1 mijë e 90 euro para të gatshme, një telefon dhe një kompjuter me q’rast dyshohen se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit (online).

Ne raport poashtu thuhet se në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“Rasti nën hetime”, përfundon raporti i PK-së.

Lajme të ngjashme