Podujevë: Pesë burra përleshen fizikisht pas një mosmarrëveshje në trafik, njëri gjuajti me armë
Pesë persona janë rrahur mes vetë pas një mosmarrëveshje në trafik në Podujevë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47.
Katër të dyshuarit janë liruar, ndërsa i dyshuari që ka gjuajtur me armë në ajër është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM /SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Podujevë / 14.04.2024 – 17:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47. Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.