Plani Operativ “Vera 2026”: Arrestohet në Podujevë një person pasi u kap me drogë - NACIONALE

Plani Operativ “Vera 2026”: Arrestohet në Podujevë një person pasi u kap me drogë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, përkatësisht Njësisë në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është zhvilluar në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, pas informacioneve dhe dyshimeve se një person ishte i përfshirë në shitblerjen e lëndëve narkotike.

I dyshuari u lokalizua në një lokal në Podujevë, ku gjatë kontrollit policor u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë, si dhe prova të tjera që lidhen me rastin.

Policia bëri të ditur se i arrestuari, me inicialet F.S., mashkull kosovar, është intervistuar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën e dyshuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme