Plani operativ “Sezoni Dimëror”, policia ka shqiptuar 1.883 gjoba për dy javë në rajonin e Prishtinës - NACIONALE

Plani operativ “Sezoni Dimëror”, policia ka shqiptuar 1.883 gjoba për dy javë në rajonin e Prishtinës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës, ka shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Përmes një njoftimi është bërë me dije se nga data 1 janar deri më 14 janar 2026, ka qenë duke vepruar në zbatimin e planit operativ “Sezoni Dimëror”.

Sipas policisë, ky plan ka pasur për synim rritjen e sigurisë në trafik.

“Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, edhe pse nga data 1 janar deri më 14 janar 2026, ka qenë duke vepruar në zbatimin e planit operativ “Sezoni Dimëror”, për shkak të kushteve atmosferike, zyrtarët policorë në koordinim me zyrtarët e Ministrisë përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, janë angazhuar në rregullimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, veçanërisht në zonat ku është vështirësuar qarkullimi. Paralelisht me këto angazhime, është punuar edhe në rritjen e sigurisë në trafik. Vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme