Pireva i reagon Rizvanollit: Projekti të soliterat nuk do të bëhej pa NPB-në, pushteti yt suli 9 deputetë për ta bankrotuar
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Drilon Pireva i ka reaguar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ishte e pranishme sot në prerjen e shiritit te renovimi i ndërtesave që njihet si “Soliterat”.
Pireva përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se MCC e ka financuar projekti, por organizimi i banorëve dhe drejtimi i projektit, nuk do të mund të bëhet pa Ndërmarrjen Publike Banesore.
“Pushteti yt dje suli 9 deputete ne salle gjyqi per ta bankrotuar NPB-ne. 9 deputete ne gjyq, per nje ceshtje te gjykuar, te kryer, pa gjetur asnje shkelje, asnje baze. Deputetet kerkuan Aranit Celen, jo mbrojtjen e prones publike”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe praninë e deputetëve të LVV-së në një sallë gjyqi, për të cilët tha se shkuan “për ta bankortuar NPB-në”.
“Nuk eshte vetem projekti i solitereve ku shihet puna jone; i kemi renovuar dhe administrojme me mbi 600 hyrje te ndertesave ne Prishtine; Kemi themluar departamentin e intervenimeve urgjente i cili po sanon cdo dite infrastrukutren publike - deri me tani mijëra gropa te mbyllura ne Prishtine; dhe NPB per 5 vjet nga 90 punetore i ka arritur edhe 200 te tjere; NPB-ne e kemi gjete me 3 milion humbja te akumuluar, tash është mbi 4 milion fitim të akumuluar. D.m.th diferenca është 7 milion fitim”, tha tutje Pireva.
Postimi i plotë në Facebook:
Zonja ministre, buzeqeshja jote ne prerjen e shiritit te soliterat eshte puna e paqme e NPB-se. MCC vertet ka financuar, por organizimi i banoreve dhe drejtimi i projektit aty ne kete permase thjesht nuk do te behej pa NPB-ne. Ne keshtu flasim. Pushteti yt dje suli 9 deputete ne salle gjyqi per ta bankrotuar NPB-ne. 9 deputete ne gjyq, per nje ceshtje te gjykuar, te kryer, pa gjetur asnje shkelje, asnje baze. Deputetet kerkuan Aranit Celen, jo mbrojtjen e prones publike.
Nuk eshte vetem projekti i solitereve ku shihet puna jone; i kemi renovuar dhe administrojme me mbi 600 hyrje te ndertesave ne Prishtine; Kemi themluar departamentin e intervenimeve urgjente i cili po sanon cdo dite infrastrukutren publike - deri me tani mijëra gropa te mbyllura ne Prishtine; dhe NPB per 5 vjet nga 90 punetore i ka arritur edhe 200 te tjere; NPB-ne e kemi gjete me 3 milion humbja te akumuluar, tash është mbi 4 milion fitim të akumuluar. D.m.th diferenca është 7 milion fitim.
Pasuria e NPB nga 12 milion është rritur në 84 milion;
Raportet e auditimit, janë përmirësuar nga opinioni i kundërt në opinion të pakualifikuar;
S'ka lidhje po thote pushteti. NPB duhet me bonkrotu sepse nuk ka mundesi me ba mire askush tjeter pervec nesh.
