Petkoviq: ROSU s'ka çka të kërkojë në veri të Kosovës - NACIONALE

Petkoviq: ROSU s'ka çka të kërkojë në veri të Kosovës

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se ROSU, siç iu referua ai njësive speciale të Policisë së Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në veri të vendit.

Këto deklarime ai i bëri si kundërpërgjigje ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, i cili sot gjatë ditës ka thënë se reciprociteti nuk ka kthim prapa dhe se nëse do të ketë tensione me datën 1 shtator, KFOR-i është aty.

“Kam vetëm një mesazh për Kurtin – NATO është e detyruar të parandalojë çdo përpjekje të ROSU-s për ta pushtuar veriun! Nëse ata nuk e bëjnë, do të parandalohen nga populli serb. Për të qenë krejtësisht i qartë, bëhet fjalë për kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të ekspozuar të dhunës, forcës dhe konflikteve që Kurti thërret për ta pushtuar veriun e Kosovës, me të cilin është fiksuar prej vitesh.Qartë dhe zëshëm – ROSU nuk ka çfarë kërkon në veri të Kosovës, as me një shkronjë të vetme dhe me asnjë pikë të vetme të çfarëdolloj marrëveshjeje”, tha ndër të tjerash ai, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme