Peskov thotë se Putini do të vizitojë rajonin Donbas: Është pjesë e Federatës Ruse - NACIONALE

Peskov thotë se Putini do të vizitojë rajonin Donbas: Është pjesë e Federatës Ruse

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke iu referuar zonave të pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore, ka njoftuar të shtunën se presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë rajonin e Donbasit "në kohën e duhur".

“Kjo me siguri do të ndodhë në kohën e duhur, sepse është pjesë e Federatës Ruse”, ka thënë Peskov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Kujtojmë se më 5 tetor, Putin nënshkroi masat që aneksonin katër rajone të Ukrainës në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Territoret e pretenduara nga Moska janë Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Ky procesi i aneksimit, i cili është i paligjshëm sipas të drejtës ndërkombëtare, erdhi pas të ashtuquajturave referendume në rajonet, të cilat u hodhën poshtë botërisht si "mashtrime" nga Ukraina dhe vendet perëndimore.

E ndërkohë që zyrtarët e Kremlinit pretendojnë se ato rajone tani i përkasin Rusisë, trupat e Moskës nuk kontrollojnë këto territore në tërësi.

Lajme të ngjashme