Pesë vjet burgim për tre zyrtarë të Fushë-Kosovës të akuzuar për korrupsion - NACIONALE

Pesë vjet burgim për tre zyrtarë të Fushë-Kosovës të akuzuar për korrupsion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar për korrupsion, duke i dënuar me pesë vjet burgim (së bashku) lidhur me akuzat për korrupsion.

Në këtë rast, Jakup Tërnava në cilësi të drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Fushë-Kosovës dhe zyrtarët Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, ngarkoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. E akuzuar në këtë rast është edhe Mevlude Nishori, por për shkaqe shëndetësore procedura penale ndaj saj është veçuar, raporton Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues Medie Bytyqi.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Tërnava dhe Gërguri u dënuan me nga dy vite burgim, kurse e akuzuara Mustafa-Sadiku me një vit burgim.

Lajme të ngjashme