Pesë të vrarë e 25 të plagosur në një sulm rus në Mykolaiv
Sipas kreut të administratës rajonale Kirovohrad, Andriy Raikovych, raketat ruse kanë goditur hangarët e një ndërmarrje aviacioni në Kropyvnytskyi, duke lënë të vrarë pesë persona dhe duke plagosur të paktën 25 të tjerë.
Ai ka njoftuar se mes të plagosurve ka edhe personel ushtarak.
“Pesë persona u vranë si rezultat i një sulmi raketor që ndodhi në Kropyvnytskyi në orën 12:22. 25 persona të tjerë u plagosën, nga të cilët 12 janë personel ushtarak dhe 13 civilë”, tha Raikovych në një konferencë të raportuar nga Ukrinform.
Kropyvnytskyi ndodhet në veri të qytetit Mykolaiv.
