Pesë persona përfshihen në rrahje, dy lëndohen me thikë: Çfarë ndodhi në Prishtinë?
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përleshjes fizike në Prishtinë.
Të përfshirë kanë qenë 5 të dyshuar, prej të cilëve dy kanë pasur lëndime të thikës.
Njoftimi:
Rr. Luan Haradinaj-Prishtinë / 17.02.2024 – 04:50. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje.