Përqeshi të folurën e Haradinajt, Mirena kritikon deputeten e VV-së: Ky është degjenerim i gjuhës - NACIONALE

Përqeshi të folurën e Haradinajt, Mirena kritikon deputeten e VV-së: Ky është degjenerim i gjuhës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka kritikuar deputeten e VV-së, Fitore Pacolli, e cila ka përqeshur të folurën e liderin të AAK-së, Ramush Haradiaj.

Ai ka bërë me dije se kjo tregon për degjenerimin e gjuhës se një deputeti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se kur dikush publikisht flet kështu, mund të paramendohet se çka flet në biseda private.

“Degjenerimi i gjuhes se nje deputeteje te VV’se. Kur kjo shkruan, bullizon, e tallet keshtu publikisht me menyren se si flet dikush, paramendojini bisedat e saj private. Edhe mos harroni çfare page merr prej taksave te qytetareve te Kosoves. Minimum nje 2 mijeshe i del n’muaj. Pse pra mos me ba hajgare e me lshu gjuhen pa kontroll?…”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme