Përplasja verbale në Kuvendin Komunal të Gjilanit, reagon kryesuesi: Sjelljet e tilla janë të papranueshme - NACIONALE

Përplasja verbale në Kuvendin Komunal të Gjilanit, reagon kryesuesi: Sjelljet e tilla janë të papranueshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu ka reaguar pas përplasjes verbale në mes të dy asamblisteve në këtë komunë.

Gjatë seancës së mbajtur sot në asamblenë komunale të Gjilanit, asamblistja nga radhët e PDK-së, Erestina Isufi i është drejtua me shprehjen “veç paloje ti” asamblistes së LDK-së, Drenusha Maloku.

Pas kësaj ka reaguar Kadriu, në cilësin e kryesuesit, duke i dërguar email zonjës Isufi dhe duke i shqiptuar masën disiplinore vërejtje.

Ndër të tjera ai ka thënë se “sjelljet e tilla për asamblenë e komunës sonë janë të papranueshme.”

Lajme të ngjashme