“E ke knaq ti tu fol”, “Veç paloje”: Përplasje verbale mes dy asamblisteve në Kuvendin Komunal të Gjilanit
Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku është diskutuar mbi propozimet për buxhetin e vitit 2024.
Gjatë kësaj seance ka pasur edhe përplasje verbale mes dy asamblisteve. Bëhet fjalë për asamblisten nga radhët e PDK-së, Erestina Isufi që iu drejtua me shprehjen “veç paloje ti” asamblistes së LDK-së, Drenusha Maloku.
Kjo përplasje mes dy asamblisteve ka ndodhur gjatë kohës sa ishte duke folur Sami Ahmeti nga grupi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe i njëjti po deklarohej lidhur me buxhetin.
Në ato qaste asamblistja Maloku i tha ‘e ke knaq ti tu fol‘. Pas Malokut, reagoi Erestina Isufi duke i thënë asamblistes ‘veç paloje ti‘.

