Përplasja shumë e ashpër mes Azemit e Ramabajës: Tërhiqe fjalën ose…
Kreu i sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, është përplasur goxha ashpër me analistin Sadri Ramabaja.
Azemi shkoi deri në atë masë sa i tha Ramabajës që nëse ai është i blerë, atëherë nuk janë edhe të tjerët.
Tutje, ai kërkoi nga analisti që ta tërheqë fjalën ku tha se Azemi po punon për interesa të tjetërkujt e jo të punëtorëve.
“Ose duhet me tërheqë fjalën ose unë çohna dhe di t'i them disa fjalë të rënda. Nëse ti je i blerë atëherë nuk janë edhe të tjerët. Unë nuk kam asgjë dhe jam i pastër. Të lutem tërhiqe fjalën pasi edhe unë di të çohem dhe të them disa fjalë të rënda për ty. Nuk mund të bie ne nivelin tënd”, tha Azemi në Pressing.
