Përleshje në kufirin Afganistan-Iran: Një i vrarë e disa të plagosur - NACIONALE

Përleshje në kufirin Afganistan-Iran: Një i vrarë e disa të plagosur

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Qeveria afgane ka njoftuar për një përleshje mes forcave talibane të Afganistanit dhe rojeve kufitare iraniane, nga të cilat ka mbetur i vrarë një oficer.

Që kur militantët talibanë morën pushtetin në Afganistan, në kufi me Iranin ka pasur përleshje të herë pas hershme.

Kujtojmë se, Irani nuk e ka njohur qeverinë talibane në Kabul. Ndërsa, rrethanat e vrasjes së oficerit nuk janë ende të qarta.

“Kemi një të vrarë dhe një të plagosur”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Bahram Haqmal për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërsa, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka raportuar se luftimet kanë shpërthyer pasi forcat talebane janë përpjekur të ngrejnë flamurin e tyre "në një zonë që nuk është territor afgan", duke çuar në një shkëmbim të shtënave me armë zjarri që ka zgjatur "disa minuta".

Muajin e kaluar Ministria e Jashtme e Iranit raportoi vdekjen e një roje kufitare iraniane pas një incidenti të ngjashëm në të njëjtën zonë.

Lajme të ngjashme