Përleshje e armatosur në kufirin Taxhikistan – Kirgizi, vritet një rojë kufitare - NACIONALE

Përleshje e armatosur në kufirin Taxhikistan – Kirgizi, vritet një rojë kufitare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rojë kufitare e Taxhikistanit është vrarë dhe dy të tjera janë plagosur gjatë përleshjes së armatosur mes forcave të këtij shtetit dhe të Kirgizisë gjatë natës së kaluar, raportoi agjencia “RIA Novosti”, duke e cituar forcën kufitare taxhike.

Përleshja, që ndodhi pak para takimit të një organizate rajonale të sigurisë dhe në kohën e luftimeve në Ukrainë e mes Azerbajxhanit e Armenisë, filloi pasi rojat kufitare kirgize i akuzuan taxhikët për marrje të pozicioneve në një pjesë të kufirit që nuk është demarkuar, raporton agjencia “Reuters”.

Edhe Kirgizia, edhe Taxhikistani janë aleate të Rusisë dhe në territoret e tyre kanë baza ushtarake ruse, por luftimet për çështje të kufirit mes këtyre dy shteteve janë të shpeshta. Vitin e kaluar, këto përleshje desh u shndërruan në luftë të hapur mes dy ish-republikave sovjetike.

Taxhikistani tha përmes një deklarate se rojat kufitare kirgize hapën zjarr të paprovokuar me pushkë dhe mortaja ndaj një pozicioni taxhik dhe se një rojë kufitare i është vrarë. Në anën tjetër, Kirgizia nuk raportoi menjëherë për pasoja në njerëz.

Udhëheqësit e këtyre dy vendeve pritet që të marrin pjesë në një samit të Organizatës së Shangait për Siguri në Uzbekistan këtë javë, bashkë me presidentët e Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin e Xi Jinping, si dhe disa udhëheqës të tjerë botërorë.

Lajme të ngjashme