“Përfitoi kunati i saj”, Kajtazi akuzon Haxhiun se ndërroi qëllimisht rregulloret e vuajtes së dënimit në burgje - NACIONALE

“Përfitoi kunati i saj”, Kajtazi akuzon Haxhiun se ndërroi qëllimisht rregulloret e vuajtes së dënimit në burgje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Vehbi Kajtazi bëri një kritikë të ashpër për gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë në Kosovë derisa ka drejtuar gishtin të ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kajtazi akuzoi Haxhiun dhe zëvendësin e saj për ndryshimin e rregulloreve të burgjeve për të përfituar disa individë, përfshirë kunatin e saj.

Ai shpjegoi se rregulloret për klasifikimin e të dënuarve në burgjet gjysmë të hapura ishin modifikuar disa herë. Ndryshimet, pretendoi Kajtazi, lehtësuan transferimin e parakohshëm të kriminelëve të rrezikshëm në objekte më pak të sigurta, duke mundësuar kështu arratisjen e tyre.

"Ky (Faton Hajrizi) është vrasës. Në Serbi shkoi me nja tre katër serb. Me një rrjet të organizum serbësh. Një modele një qift, të gjithë thuajse kriminela. Ky nuk është halli më i madhi i imi dhe i joni që do duhej me e pasë, a është hero a kriminel. Problemi është çka po ndodh me neve. Dy ditë pas arratisjes se Faton Hajrizit nga burgu i Dubravës, është arratis Ujkan Metaj i dënuar me 12 vjet burgim për vrasje të rëndë në tentativë, grabitje, i cili poashtu ka qenë në burg gjysmë të hapur. Ujkan Metaj ka marrë pjesë në organizimin e grabitjeve NLB në Istog. Është vrarë një polic. Izet Demaj është vrarë aty. Ka lënë bashkëshortën me dy vajza në shpi. Sot nuk e dimë ne a ka bukë, a ka mirëqenie familja e tij sepse shteti ditën që ka vdekë ai nuk kujdeset më për familjen e tij. Ka lënë fëmijë jetima dhe ai kriminel ka ikë nga burgu. A e di pse? Sepse, Albulena Haxhiu, zëvendësi i saj bashkë me strukturën e Shërbimit Korrektues kanë ndërruar rregulloret e vuajtes së dënimit të klasifikimit të dënuarve nëpër burgje. Çka kanë ndërru këtu; në vitin 2019 ka qenë një rregullore në fuqi e cila ka sanksionu që të burgosurit tri vitet e fundit mund t’i kalojnë në burg gjysmë të hapur ose të dënuar nën tri vite. Çka kanë bërë këta, këta e kanë bërë 10 vjet në 2012-ën, e kanë nxjerr një rregullore ku thonë që deri në 10 vjet mund të shkojnë në burgje gjysmë të hapura por me vlerësim, pra e kanë lënë si aletarnativë. Në 2023-ën kur nuk ju ka si duhet kjo, e kanë ndërruar sërish rregulloren dhe kanë thënë që lejohet një i dënuar me 10 vjet burg për çfarëdo krimi me shku në burg gjysmë të hapur siç janë këta dy që janë arratisur. Këtë e kanë bërë për interesa personale, sepse nga kjo ka perfitu kunati i Albulena Haxhiut i cili është në burg për vrasje të familjes Limaj në Banjë të Malishevës. Me ndërrimin e kësaj rregullore ai ka përfitu", deklaroi Kajtazi në "Rubikon" të Klan Kosovës.

Sipas Kajtazit, problemi më nuk qëndron me krimet individuale por me shkatërrimin e sistemit nëpërmjet ndryshimit të rregulloreve.

"Këtu po shkatërrohet sistemi, nuk kemi më në të bëjmë na me krime individuale. Jo. Po shkatërrohet sistemi. Po kriminalizohet sistemi. Sepse nëpërmjet ndryshimit të këtyre rregulloreve ti po ua mundëson këtyre krimineleve me dalë prej burgu edhe pastaj me ardh me të kërku llogari."

Lajme të ngjashme