Për të dytën herë: Bekë Berisha nervozohet keq me deputetët e VV-së në Komision
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka akuzuar deputetët e pushtetit për mospërkrahje Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës.
Berisha ka thënë se deputetët e VV-së në Komisonin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nuk votuan për të dytën herë këtë projektligj.
Ai ka thënë se është për keqardhje qasja e Qeverisë Kurti ndaj shtetit.
Shkrimi i plotë i tij:
Nuk mbahet shteti kështu!
Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor
Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision
Për keqëardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit!
