"I bën dëm shumë të madh vendit": Peci i reagon ashpër Liburn Aliut për deklarimet se "Kosova është shtet i përkohshëm" - NACIONALE

"I bën dëm shumë të madh vendit": Peci i reagon ashpër Liburn Aliut për deklarimet se "Kosova është shtet i përkohshëm"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është shprehur rreptësisht kundëra deklarimeve të Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili kohëve të fundit është shprehur se “Kosova është projekt i përkohshëm” . Peci ka thënë se deklarimet e tilla të Aliut – por edhe të kujtdo – “dëmtojnë dhe janë të dëmshme e duhet pasur distancim prej të gjithëve”.

Jo vetëm ndaj ministrit Aliu, por ndaj çdo kujt që e sheh projektin e shtetësisë së Kosovës si të përkohshëm, bën gabim kardinal dhe i bën dëm shumë të madh Kosovës në arenën ndërkombëtare në proces të konsolidimit dhe proceseve integruese që është e rëndësisë së veçantë”, ka thënë ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Është projekt në të cilin besoj se të gjithë ne ia kemi borxh gjithë atyre gjeneratave të tëra dhe të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën për Kosovën që ta shndërrojmë në një shtet funksional, demokratik dhe të përhershëm”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme