Pasi u raportua se bashkëshorti i saj mori mijëra euro nga MKRS, Fitore Pacolli tenton t’i frikësojë gazetarët me padi
Dje Vox Kosova raportoi se bashkëshorti i Fitore Pacollit kishte marrë mijëra euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kjo pasi burri i Pacollit kryeson një Organizatë, dhe ka marrë fonde nga MRKS.
Pacolli sot ka dalur me një reagim duke dashur t’i frikësojë gazetarët me padi.
Postimi:
Mirëmëngjesi
Dita e re, shpifje të reja!
Paska me më shku e diela duke shkruar padi. E diela e padive . Ju që shpifët dje, tashmë veçse jeni futur në listë. E ju që do shpifni sot e njëjta ju pret.
Para disa ditësh, një raport i pavarur i shoqërisë civile më shpalli si gruan më të sulmuar. Dhe po, është e vërtetë më kanë sulmuar më së shumti.
Por këta shpifës kanë hasur në një gur të fortë: as një grimcë nuk ma heqin, e lëre më të më thyejnë.
Dëgjohemi më vonë