Pasi i dolën gabimet drejtshkrimore, profesor Maloku iu mëshon gazetarëve: Kanë marrë rolin e spiunëve
Profesori i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës si duket nuk e ka pritur mirë artikullin kritik në lidhje me sulmin që iu bëri kolegëve të tij mësimdhënës para-universitarë.
Atij i evidentohej një mal me gabime drejtshkrimore dhe paga e lartë si profesor universiteti, në kontrast me ata që kritikonte: sindikalistët e SBAShK-ut.
Një profesor universitar mund të marrë deri në 3500 euro në muaj, derisa një mësues i fillores i përfiton vetëm 420 sosh.
Kësaj radhe, Maloku ka fyer gazetarët duke pretenduar se ata kanë marrë rolin e “spiunëve aktivë dhe top sekret” – megjithëse, statusi i tij në Facebook ishte publik.
Më tej, ai vazhdon sulmin – po me gabime drejtshkrimi – duke shtuar se “rolin e tyre e kanë marrë ca gazetarë matrapazë e mercenarë që për “pesë qebapa” ta shesin si kombin ashtu edhe shtetin”.
Në fakt, z. Maloku është thjesht profesor universitar dhe kritika ndaj tij nuk përbën “shitje të kombit e të shtetit”.
Në artikullin e mëhershëm, Maloku sulmonte sindikalistët e SBAShK-ut se po kërkojnë paga më të larta në momentin kur “nuk janë bërë ende hesapet me Serbinë”. Këto hesape nu kishin bërë as gjatë kohës sa paga e tij dhe kolegëve të tij në universitete publike u rrit vazhdimisht.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:
