Pas Zekës, edhe gazetari Berisha pretendon se Kurti e ka gati dorëheqjen: Po vjen 31 janari - NACIONALE

Pas Zekës, edhe gazetari Berisha pretendon se Kurti e ka gati dorëheqjen: Po vjen 31 janari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ridvan Berisha po pretendon se mund të ketë dorëheqje të kryeministrit Albin Kurti, për të cilën thotë se “pritet të komunikohet shpejt”.

Berisha, njëjtë siç pretendoi më herët edhe gazetari Milaim Zeka, e ka lidhur këtë me zhvillimet e fundit rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Akuzat e kryeministrit ndaj emisarit special amerikan Escobar, se ai po i kërkon kompromis Kosovës e jo Serbisë dhe përgjithsisht 'zemërimi' i Albin Kurti me ofertën për asociacion e me planin franko-gjerman, paralajmërimet e këtilla mbase mund të jenë indikacion që Kurti do të kërkoj legjitimitet te ri, natyrisht përmes zgjedhjeve të parakohshme.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

TIK TOK, TIK TOK!

PO VJEN 31 JANARI!

Informacionet nga kampi i kryeministrit Kurti, nëse nuk janë spekulike, agjetacion e propagandë, n'a thonë se ai tashmë e ka përgatitur letrën e dorëheqjes, e cila pritet të komunikohet shpejtë.

Akuzat e kryeministrit ndaj emisarit special amerikan Escobar, se ai po i kërkon kompromis Kosovës e jo Serbisë dhe përgjithsisht 'zemërimi' i Albin Kurti me ofertën për asociacion e me planin franko-gjerman, paralajmërimet e këtilla mbase mund të jenë indikacion që Kurti do të kërkoj legjitimitet te ri, natyrisht përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Por cila do të jetë kauza e zgjedhjeve nëse mbahen, qysh me e luftu Amerikën imperialiste e Evropën 'shtrigë'?!

51%, i Albinit dhe i Vjosës, shpallni luftë Amerikës, se nuk i keni këtu bulduzherat e politikës me i sha më! Veç mos ikni pastaj me piskatë ciu, ciu, s'i tucana!

S'të duhet fitorja Albin, edhe pse në këtë momentum politik atë e ke të sigurt, pa gajle!

Lajme të ngjashme