Pas raportimit të Nacionales, profesori i dyshuar për ngacmim në Gjilan vendoset në “parapërjashtim”
Nacionale dy ditë më parë e ka publikuar dy video-storie në të cilën pasqyrohet një rast tmerrues i ngacmimit seksual në komunën e Gjilanit.
Aty na flet nxënësja që tregon fjalët e turpshme që i kishte thënë profesori i saj por na flet edhe daja i saj dhe drejtori i shkollës që po ashtu shprehu shqetësimin me rastin.
Dy ditë pas, Nacionale ka mësuar që profesori i dyshuar për ngacmim seksual tashmë është vendosur në parapërjashtim nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit.
Daja i nxënëses në fjalë i kishte thënë Nacionales se profesori në fjalë mund ta kishte mbrojtjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë. Në anën tjetër, si ai ashtu edhe nxënësja, kishin shprehur indinjatë edhe me mënyrën se si Policia e Kosovës e kishte trajtuar rastin.
Nacionales i është thënë se vetëm sot, një muaj pasi kishte ndodhur rasti (14 shkurt 2024), Policia e Kosovës e kishte thirrur nxënësen për t’i marrë një deklaratë.
Më vonë do të sjellim edhe detaje të reja!