Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku mundohet t`i flet anëtarësie së LDK-së: Ju ftoj në durim, te mirat vijnë pastaj
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për herë të dytë ndaj kërkesave të disa degëve për dorëheqje.
As në statusin e tij të dytë, ai nuk ka dhënë shenja për dorëheqje.
Ai është munduar t`i flet anëtarësisë së LDK-së, duke ju kërkuar durim.
“‘Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim; te mirat vijnë pastaj!’. Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, duke dhënë detaje tjera.
“E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë.”, ka shkruar ai.