Pas humbjes së Luhanskut, forcat ukrainase mblidhen për ta mbrojtur Donetskun - NACIONALE

Pas humbjes së Luhanskut, forcat ukrainase mblidhen për ta mbrojtur Donetskun

4 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Forcat ukrainase të martën vendosën vija të reja të mbrojtjes në Donetsk, ku ende i kanë nën kontroll qytetet kryesore, pasi Rusia e shpalli fitoren në rajonin e Luhanskut.

Disa ekspertë ushtarakë mendojnë se fitorja pas luftimeve të ashpra u ka sjellë forcave ruse pak fitore strategjike dhe se rezultati i asaj që është quajtur “beteja e Donbasit” mbetet i baraspeshuar.

“Mendoj se kjo është një fitore taktike për Rusinë, por me një kosto të jashtëzakonshme”, tha Neil Melvin nga organizata RUSI në Londër. Ai e krahasoi këtë betejë me luftimet e mëdha për fitore të vogla territoriale, nga të cilat karakterizohej Lufta e Parë Botërore.

Lajme të ngjashme